Live nga burgu, Fredi Beleri ka zhvilluar një intervistë me median greke Mega, ku ka rrëfyer pak nga jeta në burg. Në nisje të fjalës së tij pasi u pyet nga gazetarët, Beleri ka treguar se si e nis ditën nga qelia e burgut.
“Zgjohem në mëngjes dhe shoh para meje imazhin e Virgjëreshës Mari. Për tridhjetë vjet që jam marrë me politikë, doja t’u shërbeja të drejtave të grekëve në Shqipëri me Vorio Epirin. Ne nuk kemi të drejta, jemi larg asaj që ne e quajmë “shteti i së drejtës” dhe unë do të luftoj për to në Parlamentin Evropian”
Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës nuk ka harruar të shorehë falenderim dhe mirënjohje për kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili e zgjoi një ndër kandidatët për Parlamentin Europian nga radhët e Demokracisë së Re.
“Falenderoj kryeministrin grek që më dha mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane, po më jep mundësinë të mbështes Himarën nga një këndvështrim tjetër. Nuk po heq dorë nga Heimara.”
Beleri shtoi se është i vetmi kandidat për deputet në Parlamentin Evropian që nuk bën dot fushatë, pasi ndodhet në burg në vendin tonë, pasi akuzohet për blerje votash. Sipas tij dënimi i tij u bë për këtë qëllim që ai mos kishte asnjë të drejtë politike në Shqipëri.
Gjithashtu gjatë intervistës ka përmenduar edhe çështjen e pronave ku tha se “pronat tona të konfiskuara nga regjimi komunist në Shqipëri nuk na u kthyen pas rënies së komunizmit në Shqipëri”.
Kujtojmë se Kryeministri Rama disa ditë më parë, më 24 maj shkoi në Himarë ku shpërndau 437 titujve të pronësisë për zonat me probleme. Por sipas OMONIAS, Rama ndan tituj pronësie për banesat e vetë qytetarëve të Himarës, ndëra pronat në bregdet i mban për oligarkët e tij.
Discussion about this post