Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 2.75%, për herë të pestë brenda këtij viti. Kjo u bë me dije nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili sqaroi se për shkak të luftës në Ukrainë, inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje të mëtejshme në tremujorin e tretë të 2022.
Sejko u shpreh në një deklaratë për mediet se Këshillii Mbikqyrës do të monitorojë me kujdes situatën.
Sejko: Banka e Shqipërisë do ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit të brendshëm financiar. Inflacioni i çmimeve të konsumit, sidomos në produktet e shportës përgjatë tremujorit të fundit duke kapur shifrën 7.9% të tremujorit. Në këndvështrimin e shportës së konsumit, rritje e çmimit të ushqimeve, naftës dhe transportin. prodhuan 85% të inflacionit. Rritja e çmimeve ka filluyar të jetë në pjesën më të madhe të artikujve.
Edhe përballë këtyre goditjeve, ekonomia shqiptare ka filluar të rritet. Sipas INSTAT, u rrit me 2.2% në tremujorin e dytë. U mbështet nga zgjerimi i konsumit privat. Kjo ecuri u pasqyrua në sektorin e punësimit.
Efektet negative shfaqet në formën e pasigurisë së bizneseve, shtrenjtimit të faturës së importit. Projeksionet tona për dy vitet e ardhshme, sugjerojnë se ekonomia shqiptare do fillojë të rritet. Inflacioni pritet të mbetet i lartë në tremujorin e katërt të këtij viti. Në 2024-ën,. do fillojë të futet në normat normale.
Discussion about this post