Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogara, ku ka mbetur i plagosur një adoleshent.
Bëhet me dije se ish-kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Burime bëjnë me dije se 17 vjeçari Elio Hamiti është në gjendje kome për shkak të goditjes që ka pësuar dhe pritet të niset për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Ish-kryebashkiaku u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
“Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin” njofton policia.
Discussion about this post