Mëngjeset më te freskëta, ndërsa mesdita me temperatura deri në 26 gradë
Java e parë e Tetorit do të mbizotërohet nga mot me diell dhe i qëndrueshëm. Sinoptikanët theksojnë se temperaturat minimale do pësojne rënie, ndërsa mesdita do të shënojë temperaturë deri në 26 gradë Celcius.
Kjo javë do të dominohet nga moti i qëndrueshëm dhe me diell pothuajse në të gjithë territorin shqiptar sipas “MeteoAlb”
Lajda Porja: Paraditet do të jenë me diell sidomos nga intervali i orës 10:00 deri në orën 2:30-3:00 pjesa më e madhe do të jetë me diell, ndërsa pasdite4 do të ketë vranësira, por të lehta dhe kalimtare.
Sa i përket temperaturave, vlerat minimale në mëngjes do të pësojnë rënie te konsiderueshme, ndërsa mesdita do te dominohet nga temperature relativisht te larta
Lajda Porja: Duke filluar nga mëngjesi i ditës së nesërme dhe deri në fundjavë do kemi rënie të temperaturave duke i bërë mëngjeset më të freskëta. Parashikohet që në zonat malore të arrijnë vlerat 5 apo 6 gradë janë temperatura tipike të Tetorit. Ndërsa ka një ndryshim shumë të madh vlera termike në mesditë. Presim temperatura 25 deri në 26 gradë, deri në mesin e javës do jemi në këto vlera. Ndërsa pas ditës së mërkurë do arrijnë temperaturat 27 dhe 28 gradë.
Sinoptikanët theksojnë se kjo luhatje e vlerave minimale dhe maksimale e temperaturave nuk eshte aspak normale për stinën ne te cilën ndodhemi.
tv6+1vlora
Discussion about this post