Rezultati zhgënjyes 2 me 1 ka mërzitur jo pak kuqezinjtë kudo nëpër botë. E për këtë humbje të Kombëtares Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka gjetur “fajtorin”.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, Meta ka postuar një foto të kryeministrit Edi Rama në stadiumin “Signal Iduna Park”, i cili është në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Linda Ramës.
Krah fotos Meta shkruan se tersi i kësaj ndeshje ka qenë pikërisht Edi Rama dhe këtu ka përmendur dhe kërkesën që ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, i bëri dikur kreut të qeverisë ku dhe i kërkoi që të mos vinte më në stadium pasi çunave të Kombëtares nuk u ec kur është ai.
“Ia ka thënë Ansi Agolli prej 10 vjetësh, që e vetmja ndihmë që mund t’i japësh Kombëtares është të mos vish në stadium se je ters!”, shkruan Meta.
Discussion about this post