Po zhvillohet sot në komision seanca dëgjimore për diskutimin e Raportit të veprimtarisë 1 -vjeçare të AMA-s për vitin 2023.
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi po raporton lidhur me veprimtarinë e vitit që lam pas.
Krasniqi shprehet se në krahasim me vitet e kaluara gjatë 2023 është rritur numri i ankesave me 9%. Ndërkohë që ne kemi regjistruar 390 ankesa ku 89% e tyre kanë qenë nga individë.
Pjesa më e madhe e ankesave kanë qenë kryesisht për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shkelje të etikës, u shpreh kryetarja e AMA-s.
Pjesë nga fjala e kryetares së AMA-s, Armela Krasniqi:
Gjatë 2023 ne kemi përmbushur detyrimet tona, ajo që është vërejtur janë ankesat, numri i të cilave është rritur përgjatë vitit që lam pas.
390 ankesa ku 89% e tyre kanë qenë nga individë.
Të gjitha ankesat janë shqyrtuar me kujdes dhe u janë dhënë zgjidhje.
Kryesisht numri më i madh i ankesave ka qenë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shkelja e etikës.
Rritja e numrit të ankesave tregon që ka një rritje edhe të besimit të qytetarëve.
Discussion about this post