Pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se kjo është një marrëveshje historike që mbështetet në parimet e demokracisë, transparencës dhe pluralizmit.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta shpreh “bindjen në fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë në radhë të parë dhe në shumicën dëshmuese të bashkive të Shqipërisë”.
Ilir Meta: Është marrëveshja më parimore që iu shërben qytetarëve, është një marrëveshje që na angazhon fuqimisht si PD, si PL në drejtim të garantimit të demokracisë direkte të qytetarëve. Referendumet, primaret, llogaridhënia do të bëjnë të mundur që të kemi njëherë e përgjithmonëë një sovran që i ka mjetet për të mbajtur nën kontroll të gjithë ato që i delegon pushtetin dhe abuzojnë me të për të shtypur qytetarët tanë. Dua të shpreh kënaqësinë më të madehe që anagzhimi që unë dhe PL, sot merr mbështetje të madhe nga PD përsa i takon ushtrimit të së drejtës kushtetuese të referendumeve.
Kjo është marrëveshje historike ku do të marrin fund bunkier-bashkitë, këto modele të nëpërkëmbjes së qytetarit, të shtypjes së tij dhe grabitjes së taksave të tyre ashtu siç ndodh çdo ditë dhe për taksat me inceneratorin. Dua të shpreh bindjen se kjo është një marrëveshje e cila do të garantojë dhënien e fuqisë së munguar deri tani qytetarëve pasi kjo fuqi u është marrë peng nga kapja e shtetit nga qeveria. Shpreh bindjen në fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë në radhë të parë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive të Shqipërisë.
Falenderoj PD për këtë mirëkuptim dhe ndaj bindjen se çdo forcë dhe çdo grupim opozitar gjen veten dhe është i përfshirë pasi kjo është mmarëveshje që udhëhiqet nga parimet e demokracisë, transparencës dhe gjithëpërfshirjes. Shpreh bindjen se kjo është marrëveshje historike që do të kontribojë në përfshirjen e mbarë qytetarëve të cilët do të ndihen pjesë e politikbërjes shumë shpejt.
Discussion about this post