Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që u njoh zyrtarisht me kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës që u propozua nga Kryesia e PS një ditë më parë.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, tha se figura e Bajram Begajt i plotëson të gjitha kriteret për të qenë President i Republikës.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se nga sot Bajram Begaj nuk është më shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pasi ka dorëzuar dorëheqjen.
“Falenderoj të gjithë anëtarët dhe anëtaret e grupit parlamentar për kontributin e dhënë në këtë proces që për natyrën e vetë është jo i lehtë për shkak se siç e kemi diskutuar në më shumë se një rast bëhet fjalë për të identifikuar një figurë e cila do t’i përmbushë kërkesa shumë specifike, por në të njëjtën kohë për të garantuar edhe respektin dhe moscënimin e të gjithë kandidatëve potencial në një proces diskutimi që kthehet në një thashethemnajë të madhe dhe që merr rrugët e pazarit mediatik. Procesi që ne zhvilluam këtu në grup na dha të drejtë në fund.
Marrja e propozimeve nga gjithë anëtarësia e grupit me zarfat e sekretuar që pastaj u vunë në dispozicion të Kryesisë së PS për një diskutim konkret emër për emër, së bashku me pjesën tjetër të punës që u bë nga komisioni i posaçëm që ne përzgjodhëm për të komunikuar me palët e tjera në Parlament, na mundësuan që të arrijmë në një konkluzion që besoj përmbush nevojën alarmante që ka ngrehina institucionale e shtetit për një njeri normal në zyrën e kreut të shtetit, për një figurë me një profil sa të lartë në aspektin institucional aq edhe të pa angazhuar në gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike, gjë që na bën të ndihemi sot të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes si forca dominuese që ka dhe përgjegjësinë dominuese për të udhëhequr jetën e vendit dhe po ashtu na bën të ndihemi mirë me shqiptarët përtej hapësirave të kufizuara partiake sepse kandidatura e përzgjedhur prej nesh besojmë që rezonon me të gjithë atë pjesë të popullit tonë që jeton normalisht dhe që punon normalisht dhe që beson tek puna, tek merita.
Këto janë tipare që i karakterizojnë në përgjithshëm figurat e përfshira në jetën aspak të lehtë të Forcave tona të Armatosura dhe patjetër që edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i cili nga sot është ish-shef i Shtabit, që sot po bëhet gati për të qenë Presidenti i ri i Republikës, nuk bën përjashtim”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/788324355496886
tv6+1vlora
Discussion about this post