Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme, ku në rendin e ditës janë parashikuar për diskutim dhe miratim një sërë çështjesh.
Seanca do të nisë në orën 10.00, ku do të do jetë dhe raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2023.
Pas raportit janë dy projektligje, do të diskutohet pr/ligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndryshimin e nenit 50(a) të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar, si dhe në protokollin për ndryshimin e nenit 56 të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar”.
Po ashtu do të diskutohet pr/ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Discussion about this post