“Shpifen, falsifikuan dhe nxorrën sekretet shtetërore”
Pas mbarimit të mandatit të Presidentit duket se mori fund edhe qetësia për Ilir Metën. Kryeministrin e paralajmëroi se do të nisë një betejë ligjore për shpifje e falsifikim ndaj Autoritetit të Dosjeve që publikoi emrin e tij si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
“Më 1 Shtator do padis penalisht Autoritetin e manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve, për falsifikime të qëllimshme të dosjes së qytetarit, por edhe për manipulim për qëllime shantazhi dhe për nxjerrje të sekreteve shtetërore në publik. Juristët e mi po punojnë për këtë qëllim”.
Por Autoriteti I Dosjeve nuk është e vetmja shënjestër e Ilir Metës. Me akuzën e falsifikimit do të duhet të përballet në gjykatë edhe Kryeministri Rama.
“Siç kanë funksionuar ata si grup i strukturuar kriminal me porosi të Edi Ramës, i cili ka urdhëruar falsifikim në dosjen e një qytetari për të përfshirë Presidentin e Republikës në një kohë kur Ilir Meta ka qenë President i Republikës”.
Por teksa socialistët tashmë kanë gati nismat ligjore për t’ia shkurtuar ditët në politikë Ilir Metës, ky i fundit nuk hezitoi t’i dërgojë një mesazh kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, i cili prerazi foli për pastrim të politikës nga ish-spiunët.
“Këto përralla dhe këto lojra nuk funksionojnë me Ilir Metën e jo më me këtë më nxjerr larvat e Tao-Taot, të jeni i sigurt se në fund do dalë spiun Tao-Tao një kameleon në shërbim të atij që i ofron një tender. Ilir Meta në 25 Korrik ka nisur një mision që minimalisht do vazhdojë për 25 vjet”.
Deklarata e Metës vjen në një kohë kur mazhoranca ka paralajmëruar me nisjen në Shtator të Kuvendit se do të ndërmarrë dy nisma për përjashtimin nga Kuvendi të ish-bashkëpunëtorëve të shtetit, si dhe do të ndalojë me ligj regjistrimin e partive të krijuara nga kryetarë që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.
tv6+1vlora
Discussion about this post