Punonjësi i policisë me iniciale E.Sh teksa po patrullonte në sektorin e shërbimit me motor, ka aksidentuar këmbësoren 38-vjeçare me iniciale J.L.
Ngjarja ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 17:05 në bulevardin kryesor të Vlorës.
Si pasojë është dëmtuar këmbësorja, si dhe pasagjeri në motorrin e policisë me inciale K.M. i cili po ashtu është punonjës policie të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftim i Policisë:
Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
tv6+1vlora
Discussion about this post