Zëdhënësi i presidentit në detyrë ka bërë publike axhendën e transferimit të detyrës tek presidenti i ri Bajram Begaj këtë të dielë pasdite. Pas seancës plenare në Kuvend për betimin e Presidentit të ri të Republikës në orën 18:00 aktivitetet do të vijojnë në selinë e Presidencës.
Në ora 19:15, në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të organizohet ceremonia e fillimit të detyrës të Presidentit të ri Bajram Begaj. Në oborrin e presidencës do të luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi.
Më pas Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit Begaj, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura do t’i paraqesin forcën Presidentit të ri duke shënuar fillimin e mandatit të tij pesëvjeçar. Një pritje zyrtare do të organizohet në oborrin e Presidencës ku do të jenë të pranishëm politikanë, diplomatë dhe gazetarë.
Bajram Begaj u zgjodh nga Kuvendi më 6 Qershor me 78 vota pro si Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë. Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 Mars 1967 në Rrogozhinë.
https://www.facebook.com/blushited/posts/10160052836982760
tv6+1vlora
Discussion about this post