Ditën e sotme (16 janar) nis dhe sesioni i katër parlamentar, duke kthyer debatet në Kuvendin e Shqiperisë.
Seanca e sotme do të jetë cermoniale, ku në fillim do të mbajë fjalën Krzetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe më pas kryetarët e grupeve parlamentare.
Në këtë sesion pritet të hapet procedura për avokatin e popullit, proces të cilin palët politik nuk e përfunduan në fund të vitit të kaluar.
Debate pritet të ketë për një sërë nismash ligjore që votimin dhe miratimin e Kuvendit.
Debate pritet të ketë për tre nismat e qeverisë; Amnistinë Fiskale, Pasaportat e Arta dhe Legalizimi i Kanabisit, nga të cilat qeveria pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian nuk është tërhequr.
Rendi i ditës për sot
PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.1.2023 ORA 16:00.
Në mbështetje të nenit 74, pika 1 të Kushtetutës dhe neneve 7, pika 6 dhe 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit.
URDHËROJ:
- Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 16.1.2023, ora 16:00.
- Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
- Hapja e punimeve të sesionit të IV të legjislaturës së X.
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.12.2022;
- Njoftime;
- Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Discussion about this post