Elon Musk ka nisur pushimet masive nga puna në Twitter të premten, duke reduktuar ndjeshëm fuqinë punëtore të platformës së mediave sociale.
Vendimin ai zgjodhi ta njoftojë përmes një emaili.
“Në përpjekje për ta vendosur Twitter-in në një rrugë të shëndetshme, ne do të kalojmë përmes procesit të vështirë të reduktimit të fuqisë sonë punëtore të premten”, thuhet në email.
Ata që do të mbajnë vendet e tyre të punës do të marrin një email në llogarinë e tyre të punës, ata që pushohen nga puna do të marrin një njoftim në email-in e tyre personal.
Largimet e befasishme të punonjësve vijnë pasi u spekulua se Musk do të shkurtonte deri në 50% të fuqisë punëtore të Twitter, vetëm disa ditë pasi u bë kreu i kompanisë që ai bleu për 44 miliardë dollarë. Kjo mund të nënkuptojë humbjen e mijëra vendeve të punës, pasi kompania kishte më shumë se 7,000 punonjës në fund të vitit 2021 .
Twitter tha në email-in drejtuar punonjësve se zyrat e tij do të mbyllen përkohësisht dhe do të pezullohet e gjithë aksesi deri në një moment të dytë.
Musk tashmë kishte shkarkuar disa drejtues të lartë të Twitter menjëherë pasi mori kontrollin e kompanisë, duke përfshirë shefin ekzekutiv, , shefin e financave, dhe shefin e çështjeve ligjore dhe politikave të kompanisë.
Discussion about this post