Një sasi tritoli ka shpërthyer në një makinë të parkuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55 të mëngjesit në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Policia ka njoftuar se makina tip “Audi” e shpërthyer është në pronësi të një 31-vjeçari i cili banon në Elbasan.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Siç duket edhe nga këto pamje , tritoli është vënë në pjesën e përparme të mjetit. Si pasojë e shpërthimit, mbetjet e makinës janë shpërndarë pothuajse në të gjithë rrugën.
![](https://6plus1vlora.al/wp-content/uploads/2022/05/640-0-auto-screenshot-11653888369-130-1.jpg)
![](https://6plus1vlora.al/wp-content/uploads/2022/05/ekk-1024x576.webp)
![](https://6plus1vlora.al/wp-content/uploads/2022/05/Screenshot_11-50-1068x639-1-1024x613.png)
![](https://6plus1vlora.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Image-2022-05-30-at-8.03.39-AM-1024x576-1.jpeg)
tv6+1vlora
Discussion about this post