Të kuqtë treguan forcën ndaj Erzenit, ‘leksione’ futbolli me 10 lojtarë
Partizani tregon forcën në kampionat, teksa pas fitores 3-0 të të kuqve, gara për titull bëhet akoma dhe më interesante. Kryeqytetasit nuk e ndjejnë aspak inferioritetin numerik përballë Erzenit, pasi e luajti duelin me shijakasit thuajse me 10 futbollistë.
Gueje u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 5-të, gjithsesi nuk i mjaftoi Erzenit për të shmangur humbjen me shifrat 3-0. Ndaj shijakasve, Partizani tregoi se pas largimit të Skukës, tek ta dijnë të shënojnë shumë futbollistë, diçka që e konfirmuar Rrapaj, Da Silva dhe Hoti.
Tre gola me tepër peshë për të kuqtë në garën për titull, pasi tashmë konkurenca në krye të renditjes bëhet e ashpër dhe me tepër rivalitet.
Fitorja ndaj Erzenit konfirmoi edhe forcën e Partizanit në repartin e avancuar. Në 22 javë, skuadra e Colella ka shënuar 28 gola për të grumbulluar 37 pikë, teksa reparti i mbrojtjes ishte sërish hermetik, për herë të dytë radhazi.
Ndërkaq, Erzeni dështoi për të fituar takimin e tretë me radhë, gjithsesi mbetet në pozita komode për të tentuar Europën.
Skuadra shijakase çalon disi në prapavijë, aty ku ka pësuar 26 gola dhe gjendet në mesin e mbrojtjeve më të dobëta të kampionatit.
Discussion about this post