Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Deri më tani raportohet për mbi 4800 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare.
Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 3.381 të vdekur të vdekur dhe 15.834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.
Numri i viktimave nga tërmeti tragjik në kufirin mes Turisë dhe Sirisë mund të rritet në më shumë se 20 mijë, tha për AFP Catherine Smallwood, menaxherja e urgjencës e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.
Operacioni i kërkim shpëtimit ka vazhduar gjatë gjithë natës. Pavarësisht kushteve të këqija atmosferike shpresa për të shpëtuar qytetarët nga rrënojat nuk është shuar. Në Turqi mbi 7 mijë persona janë arritur të nxirren të gjallë nga rrënojat.
Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa shkollat u mbyllën deri në 13 shkurt, ndërsa raportohet se mbi 5 mijë ndërtesa janë dëmtuar dhe shembur nga lëkundjet e forta. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur ditë zie kombëtare për shtatë ditë deri në 12 shkurt. Flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë. I shkatërruar tërësisht rezulton aeroporti në Hatay, ndërsa është mbyllur për shkak të pasojave deri në një njoftim të dytë edhe aerporti i Adanasë, më i rëndësishmi në rajonin e goditur.
Tërmeti shkatërrimtar me magnitiutë 7.9 sipas shkallës Rihter goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë duke lënë pas me mijëra viktima dhe mbi 9000 të plagosur. Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqender pranë qytetit Gaziantep u regjistruan në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur njerëzit ishin ende në gjumë. Pamjet nga rajonet e goditura ishin shokuese dhe tronditëse. Ndërkohë lëkundjet e forta u ndjenë nga miliona njerëz në Turqi, Siri, Liban, Qipro dhe Izrael.
Rreth mesditës me orën lokale një tjetër tërmet i fuqishëm 7.5 sipas shkallës rihter u shënua në Turqinë Juglindore në qytetin e Kahramanmaras.
Discussion about this post