Presidenti Bajram Begaj do të nisë një vizië dy ditorë ditën e sotme në Kosovë. Në axhendën e presidentit është përfshirë dhe vizita në tre komuna.
Zyra e shtypit të Kreut të Shtetit bën të ditur se gjatë se gjatë kësaj vizite Presidenti do të zhvillojë takime në tre komuna, konkretisht në Deçan, Junik dhe Drenas.
Gjithashtu bëhet me dije se Begaj gjatë kësaj vizite do të nderojë, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës. Nuk dihet ende se kush do të jenë zyrtarë të Kosovës që do e shoqërojnë Begajn gjatë kësaj vizite.
Discussion about this post