Raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të ri do të mbahet të shtunën, më datë 4 Qershor.
Taulant Balla: Unë propozoj që raundi i katërt i zgjedhjes së presidentit të zhvillohet ditën e shtunë më datë 4 qershor, ora 18:00. Afati i depozitimit të kandidaturave të jetë data 4 Qershor, ora 12:00.
Ishte ky vendimi që u mor këtë të martë nga Konferenca e Kryetarëve. Një ditë më parë u konsumua pa asnjë rezultat edhe raundi i tretë. Në seancë u lexua raporti i Komisionit të Ligjeve që njoftoi se nuk ishte paraqitur asnjë kandidat. Për këtë, palët akuzuan njëra-tjetrën.
Socialistët thanë se opozita nuk propozoi asnjë emër ndërsa demokratët akuzuan shumicën se shkeli paktin e arritur. Në raundin e katërt mjaftojnë vetëm 71 vota për të zgjedhur presidentin.
tv6+1vlora
Discussion about this post