Punimet per portin e jahteve, apo thene ndryshe portit turistik ne Vlore do te zgjasin per 24 muaj. Zbardhet projekti me subjektin zhvillues: shoqeria koncensionare, Marina Vlore, ndersa leja eshte miratuar qe ne 24 nentor te vitit te kaluar nga keshilli i rregullimit te territorit.
Gjithçka lidhet me lundrimin dhe ankorimin do të pasqyrohet në aktivitetin e përditshëm të portit të ri. Anijet turistike të të gjitha madhësive do të gjejnë në Marinën e ardhshme çdo shërbim që do të donin nga një port ndërkombëtar, përgjatë 24 orëve.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/746098110148597
. Furnizim me karburant, energji elektrike dhe ujë, mjedise sportive, hapësira çlodhëse, të gjitha do të jenë aktive dhe do të kërkojnë burimet e nevojshme njerëzore për operim. Ndërkohë vetë procesi i ngritjes së Marinës do të kërkojë kontributin e një numri të madh profesionistësh të profileve të ndryshme inxhinierike, mekanike, ndërtimi, elektrike dhe elektronike.
Me ndërtimin e porit do të krijohen edhe hapësirat për krijimin e profesioneve të reja për shërbime dhe profesionistë që do t’i nevojiten Marinës në Vlorë. Të interesuarit për këto mundësi, nga Vlora por dhe nga i gjithë vendi, do të kenë mundësi të barabarta punësimi. Pritet vetëm momenti i ngritjes së siparit të këtij investimi madhor.
tv6+1vlora
Discussion about this post