Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç, kanë mbërritur ditën e sotme në Kiev. Ata pritet që të takohen me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Është kryeministri i Malit të Zi i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga momenti i mbërritjes në kryeqytetin ukrainas.
“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të dhënë mbështetjen tonë të sinqertë për Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtje të të drejtave të tyre për liri! Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe fatkeqësi humanitare”, shkruan Abazoviç.
Rama dhe Abazoviç udhëtuan mbi 12 orë me tren. Ata u nisën nga Pshemishit i Polonisë. Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropali.
Ata do të priten sot nga Presidenti Zelensky dhe kryeministri ukrainas si dhe do të vizitojnë disa nga zonat më të goditura nga luftimet. Ndër to edhe rajoni i Bucha-s.
Gjatë këtyre afro 4 muajve, Ukraina edhe pse në gjendje lufte është vizituar nga shumë liderë europianë.
tv6+1vlora
Discussion about this post