Në Ohër të Maqedonisë po zhvillohet samiti i “Ballkanit të Hapur” ku marrin pjesë pesë shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Angazhimit të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë në këtë proces, kësaj radhe i janë bashkuar edhe Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina në statusin e pjesëmarrësve. I vetmi shtet që ka munguar është Kosova, duke refuzuar sërish që të jetë pjesëmarrëse.
Në një konferencë për mediat, Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se ftesa ndaj Kosovës për të qenë pjesë e “Ballkanit të Hapur” është gjithmonë e hapur.
Edi Rama: Vendi për Kosovën në tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë dhe askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova dhe unë nuk dua të them asgjë më shumë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh.
Shiko video: https://www.facebook.com/ediramaal/videos/542697354027889
Discussion about this post