Sot më 29 Nëntor në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi.
Rama ka postuar një foto nga nga statuaj e vendosur pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të Shqipërisë, dhe uron gjithë shqiptarët për ditën e Çlirimit.
“Gëzuar Ditën E Çlirimit”, shkruan Rama në një postim në Facebook, krah fotos së monumentit “Nëna Shqipëri”.
29 Nëntori është dita dita kur përkujtohet largimi i ushtrisë naziste dhe fashiste nga Shqipëria. Ndërkohë, këtë 28 Nëntor Shqipëria kremtoi 110-vjetorin e Pavarësisë.
Discussion about this post