Një grup prej 49 emigrantësh janë gati për të mbërritur nga brigjet italiane në qendrën e pritjes në Shëngjin. Anija Cassiopea është nisur mëngjesin e sotëm nga Lampedusa e Siçilisë për të sjellë në Shqipëri emigrantët që zbarkuan në Itali ditët e fundit.
Pas një ndërprerje dy muajore, marrëveshja dypalëshe Shqipëri- Itali është riaktivizuar duke nisur anijen e tretë prej fillimit të hapjes së qëndrës së pritjes nëShëngjin.
Sipas burimeve patrulluesi i Marinës Ushtarake italiane “Cassiopea” pritet të mbërrije mëngjesin e 27 janarit në Shëngjin.
“Emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi janë rrugës për në Shqipëri dhe se ky është grupi më i madh që pritet të zbarkojë në vendin tonë.” – shkruan La Repubblica.
Mediat italiane raportojnë gjithashtu se 53 emigrantë të tjerë kanë dorëzuar pasaportat në mënyrë që të shmangnin transferimin në Shqipëri.
Ndërkohë në tetor erdhën 16 emigrantë, ndërsa në nëntor 8, por të gjithë u rikthyen sërish në Itali, pas vendimit të gjykatës së Romës mbi të drejtat e njeriut.
Transferimi i emigrantëve në qendrat e pritjes në Shëngjin dhe Gjadër, për të cilin kryeministrja Meloni ka thënë disa herë se nuk dëshiron të heqë dorë, i është besuar anijes patrulluese të Marinës Cassiopea, e cila tashmë monitoron detin në brigjet e Lampedusa.
Në dhjetor, Gjykata e Kasacionit vendosi se përcaktimi i vendeve të sigurta “është përgjegjësi vetëm qeverisë italiane”.
Pavarësisht se ende nuk është marrë vendimi nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, i parashikuar për 25 shkurt, rifillimi i operacioneve nxitet nga shtimi i zbarkimeve: 1,264 mbërritje në gjashtë ditët e fundit.
Discussion about this post