Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndihmësen e re virtuale të platformës e-Albania, një asistente digjitale me emrin Diella, e përshkruar si një grua zadrimore.
Në një video të publikuar në Facebook, janë prezantuar risitë më të fundit të e-Albania, ku Diella do të ndihmojë qytetarët në përdorimin e platformës.
“MIRËMËNGJES dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t. Për disa muaj, ajo do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania, por edhe të kryejë shërbime për ju me një lutje të vetme. Ju uroj një të diel sa më të qetë,” shkruan Rama.
Discussion about this post