Seanca në Kuvend ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me komisionin Antikorrupsion që është propozuar në Kuvend.
E teksa nisi seanca në Kuvend, gazetarët janë larguar nga salla me urdhër të kryetares Lindita Nikolla. Largimi i gazetarëve nga salla ka sjellë edhe reagimin e deputetes së PD, Ina Zhupa, e cila është shprehur se gazetarët nuk duhet të nxirren jashtë.
“Bëhet fjalë për një rezolutë për barazinë gjinore dhe për gratë gazetare. Ju duhet të thoshit faleminderit për këtë rezolutë dhe jo të thoni nuk është çështje e qeverisë. Rregullorja është e qartë dhe çdo jurist mund të thotë se si lexohen nenet, por ju dhemb se Rama i trajton gazetarët në mënyrën më të keqe të mundshme.
Shqipëria është në vendin e fundit për lirinë medias. Ju i shtyni gazetarët kur bëjnë pyetje që kryeministrit tuaj nuk i pëlqejnë. Është faji i tij kur dhunohen gazetare femra. Mos shkelni rregulloren kur bëhet fjalë për lirinë e gazetarëve”, tha ajo.
Discussion about this post