Seanca plenare e orës 17:00 edhe pse nuk ka parashikuar debate apo diskutime të rëndësishme në rendin e ditës, pritet të jetë e nxehtë.
Një ndër debatet e hapura ka lidhje me zhvillimet e fundit politike. Për shkak të bllokimit të foltores seancën e kaluar, 8 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë.
Për PS kjo interpelancë e kërkuar nga opozita, është ezauruar me përgjigjet nga Elisa Spiropali. Por ka ende një mundësi për tu realizuar një debat, ku të gjithë deputetët t’i drejtohen Ramës me pyetje për diskutim.
Paralelisht me zhvillimin e seancës plenare ish kryeministri Sali Berisha, gjithashtu i përjashtuar nga seanca plenare ka paralajmëruar se do të organizojë një tjetër protestë në ambientet e jashtme të godinës së parlamentit. Berisha ka njoftuar se protesta do të vijojë me cdo mjet të mundshëm përfshirë atë të mosbinjes civile.
Ajo është vazhdim i tubimit ditën e shtunë para kryeministrisë ku megjithëse Meta dhe Berisha shpallën nisjen e një revolucioni me 100 mijë vetë, nuk arritën të mbledhin në shesh as 10 mijë protestues.
Discussion about this post