A mundet që ekstremi i djathtë të ruajë pozitat e tij në Francën rurale? Kjo pyetje do të marrë përgjigje të dielën, kur në Francë zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Në Balagny-sur-Thérain, Marine Le Pen fitoi 70% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Berberi është edhe kryetari i fshatit. Klientët që janë edhe zgjedhësit e tij ndihen se janë harruar nga Emmanuel Macron.
“Përse votuan për Macron? Sepse hoqi qafe taksën e pasurisë, prandaj. Por ne nuk kemi një pasuri të madhe, kështu që çfarë të them”, u shpreh ai.
Oise, ndodhet në veri të Parisit dhe është një nga rajonet që në prill zgjodhën Marine Le Pen.
Partia e saj nacionaliste ka vetëm gjashtë deputetë teksa në zgjedhjet legjislative vuan nga një votë e madhe abstenimi. Ky kandidat i ri është në terren me shpresën për të ndryshuar këtë trend.
“Njerëzit nuk duan që edhe për 5 vite t’i lënë të pakontrolluara duart e Macron. Ndaj mendoj se do të kemi surpriza sa I përket pjesëmarrjes dhe ne do të kemi rreth 60 ose 100 deputetë në parlament nga Fronti Kombëtar”, tha kandidati Alexandre Sabatou.
Qëllimi i kësaj partie është të mposhtë Pascal Bois, i cili është nga partia e presidentit Macron. Gjatë debatit mbi certifikatat e vaksinave shtëpia e tij u dogj, nga një grup që nuk kishte lidhje me Frontin Kombëtar. Megjithatë ai dënon shtimin e forcave radikale.
“Meqenëse po flasim për ekstreme, është Tubimi kombëtar – për të mos e përmendur – i cili thotë hapur se nuk do domosdoshmërisht pushtet. Nëse nuk duan pushtet, çfarë është? Është vetëm pengesë. Ata luajnë me shqetësimet, frikën dhe duke e futur shoqërinë tonë totalisht në ankth”, deklaroi Bois.
Sipas sondazheve, Fronti Kombëtar mund të marrë nga 15 deri në 45 nga 577 vendet në Asamblenë Kombëtare. Partia presidenciale “Rilindja” mbetet e preferuara, përpara bashkimit të së majtës.
tv6+1vlora
Discussion about this post