Të paktën 920 persona humbën jetën pasi një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.1 ballë goditi provincën Paktika në Afganistan.
Sipas autoriteteve 600 persona kanë mbetur të lënduar. Lëkundjet e tokës u ndien në Pakistan dhe Indi.
Tërmetet shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Afganistan, ku ka shumë zona rurale dhe ku banesat janë të paqëndrueshme ose të ndërtuara keq.
Për shkak të konflikteve të vazhdueshme, vendi ka mbetur në varfëri dhe e ka patur të vështirë të përmirësojë mbrojtjen ndaj fatkeqësive natyrore.
tv6+1vlora
Discussion about this post