Presidenti i Këshillit Europian ka mbërritur në Tiranë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ai është pritur nga Kryeministri Edi Rama ku shprehet se është i bindur që e ardhmja e Europës dhe e ardhmja e fëmijëve tanë do jetë e sigurt dhe e begatë me me Ballkanin Perëndimor pjesë e BE.
“Ky do jetë një takim i rëndësishëm, një takim simbolik, është hera e parë që po mbajmë një samit të BE- këtu në një prej vendeve të rajonit. Jam absolutisht i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Po punojmë fort në mënyrë që të shënojmë përparime. Sot për shembull do të nënshkruajmë një marrëveshje për tarifat roaming dhe është një arritje konkrete në përputhje me atë çka kemi diskutuar në Bërdo një vit më parë që do të thotë për bizneset, person me person, për turizmin, ky është një hap i rëndësishëm në drejtim e duhur.
Një element tjetër i rëndësishëm është mbështetja që duam t’i sjellim Ballkanit Perëndimor në raport me krizën energjetike dhe vështirësitë e energjetike që janë pasojat e luftës së Ukrainës dhe kjo tregon angazhimin tonë për të forcuar integrimin, bashkëpunimin me rajonin. Pra është një moment i rëndësishëm dhe është emocionuese sepse është hera e parë që këtu në rajon kemi këtë takim midis BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Kemi punuar shumë kohët e fundit për të shenduar përparime, për të pasur një bashkëpunime të madh me Ballkanin Perëndimor dhe dua ta përsëris sot edhe një herë që jemi shumë të bindur që e ardhmja e Europës dhe e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor pjesë e BE. Progresi dhe reformat janë të domosdoshme, gjithsecili duhet të përmbushë përgjegjësitë e veta dhe kjo është një etapë e afrimit me rajonin dhe kjo është e rëndësishme për ne”, ka thënë Michel.
Discussion about this post