Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATOs për zgjedhjen e Kosovës si Anëtare e Asociuar në Asamble.
Në një postim në rrjetin social “X”, Begaj ka uruar Kosovën.
“Urime, Kosovë, për zgjedhjen Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s!”, shkroi Begaj.
Shumica e vendeve kanë votuar pro, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë ku u mor vednimi për Kosovën.
Discussion about this post