Flamur Noka është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike në votimet që u zhvilluan në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Noka mori 157 vota përballë Arben Ristanit që grumbulloi 54 vota.
Ndërsa dy nënkryetarët e PD u votuan Luçiano Boçi me 123 vota dhe Oerd Bylykbashi me 107 vota, duke lënë pas Agron Shehajn dhe Belind Këlliçin.
Sekretar për integrimin evropian në PD është zgjedhur Edmond Spaho me 127 vota, për emigracionin dhe diasporën drejtues do të jetë Indrit Hoxha me 104 vota.
Ivi Kaso u zgjodh sekretar për çështjet zgjedhore dhe ligjore me 144 vota kundrejt 54 votave që ka marrë Çlirim Gjata.
tv6+1vlora
Discussion about this post