Autoritetet iraniane kanë arrestuar disa figura të shquara reformiste rreth një muaj pas shpërthimit të protestave masive në vend. Sipas raporteve, ndër të arrestuarit është Azar Mansouri, liderja e një partie reformiste, së bashku me disa politikanë të tjerë.

Agjencia e lajmeve “Mizan”, e lidhur me gjyqësorin, ka konfirmuar arrestimin e katër politikanëve, të cilët akuzohen për “nxjerrje dhe përhapje të rrëfimeve të rreme”. Megjithatë, emrat e plotë të të arrestuarve nuk janë bërë të ditur.

Ndër figurat më të njohura të ndaluara është Ebrahim Asgharsadeh, një politikan i njohur dhe kritik i hapur i udhëheqjes iraniane, i cili ka shërbyer si ligjvënës dhe anëtar i këshillit të qytetit të Teheranit. Po ashtu, Mohsen Aminzadeh, një ish-zëvendësministër i Jashtëm në qeverinë e ish-presidentit Mohammad Khatami dhe një anëtar themelues i një partie reformiste, është arrestuar gjithashtu.

Protestat, që shpërthyen në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ishin pasojë e krizës ekonomike që ka prekur vendin dhe shpejt u përshkallëzuan në demonstrata mbarëkombëtare kundër sundimit autoritar të Iranit. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, gjatë kulmit të trazirave, forcat e sigurisë vranë mijëra protestues, kryesisht gjatë netëve të 8 dhe 9 janarit.

Megjithatë, autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë këtë raport dhe kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për përdorimin e mercenarëve të angazhuar për të kryer sulme terroriste kundër qeverisë iraniane.

Përgjatë këtyre zhvillimeve, disa gazetarë të shquar dhe politikanë reformistë kanë kritikuar publikisht versionin zyrtar të ngjarjeve, duke i detyruar autoritetet të mendojnë për masa ligjore kundër t

Exit mobile version