Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se liderët e vendeve të tjera të NATO-s janë të gjithë miqtë e tij, duke adresuar shqetësimet mbi angazhimin e tij ndaj aleancës transatlantike.
Kur u pyet nga gazetarët për mesazhin që do të dërgonte te liderët botërorë të mbledhur në Mynih, Trump tha se “mesazhi i vetëm është se kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me NATO-n”. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë një pjesë shumë e fuqishme e aleancës dhe se udhëheqësit e vendeve anëtare janë të gjithë miqtë e tij.
Ndryshe nga shumë liderë evropianë, Trump nuk do të marrë pjesë personalisht në konferencë. Delegacioni amerikan këtë vit udhëhiqet nga senatori Marco Rubio, i cili pritet të mbajë një fjalim gjatë forumit. Para nisjes për në Mynih, Rubio theksoi rëndësinë e lidhjeve transatlantike: “Evropa është e rëndësishme për ne. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të lidhura me Evropën dhe e ardhmja jonë ka qenë gjithmonë e ndërthurur dhe do të vazhdojë të jetë e tillë.”



