Sulmet me dronë të Ukrainës shkaktuan ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike dhe ngrohjes në rajonin perëndimor rus të Bryansk Oblast, në atë që autoritetet lokale e cilësuan si një nga goditjet më të rënda që prej nisjes së luftës.
Guvernatori Alexander Bogomaz deklaroi në Telegram se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike lanë pa furnizim me energji dhe ngrohje pesë bashki, si edhe pjesë të qytetit të Bryansk.
Sipas tij, vala e sulmeve zgjati mbi 12 orë, ndërsa mbrojtja ajrore ruse rrëzoi më shumë se 170 dronë.
Që nga fillimi i pushtimit të plotë në vitin 2022, Rusia ka shënjestruar vazhdimisht sistemin energjetik të Ukraina me raketa dhe dronë.
Në kundërpërgjigje, forcat ukrainase kanë intensifikuar sulmet në territorin rus, duke synuar shpesh objekte të përpunimit të naftës dhe gazit. Rajoni i Bryanskut, që ndodhet pranë kufirit me Ukrainën, mbetet një nga zonat ruse më të ekspozuara ndaj granatimeve ndërkufitare dhe sulmeve ajrore gjatë konfliktit.



