Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar sot 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar arritjet e vendit dhe mbështetur angazhimin e tij për të ardhmen. Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, Rubio theksoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke shtuar se SHBA-të presin me padurim të zgjerojnë lidhjet ekonomike me Kosovën për të rritur prosperitetin e të dy kombeve.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy kombeve tona”, shkruan Rubio.

Sekretari amerikan vlerësoi gjithashtu kontributin e Kosovës për përpjekjet globale të SHBA-së dhe theksoi rëndësinë e rolit të Kosovës si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara presin një bashkëpunim të forcës dhe partneritet të ngushtë në vitet që vijnë.

“Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, ka përfunduar Rubio në mesazhin e tij.

Exit mobile version