Avokati mbrojtës i Kadri Veseli, Rodney Dixon, ka kritikuar qasjen dhe argumentimin e Zyra e Prokurorit të Specializuar gjatë seancave të fundit gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Dixon deklaroi se ZPS pothuajse nuk e përmendi klientin e tij deri në momentet e fundit të paraqitjes, duke e cilësuar pretendimin e prokurorisë se mbrojtja nuk ka trajtuar thelbin e akuzave si “i pabazë dhe i padrejtë”.

“Kjo nuk është mbrojtje teknike nga ana jonë. Duhet të ketë prova të vlerësueshme në mënyrë që ne t’i testojmë ato. Gjykata nuk mund të shpallë fajësi nëse ajo mbështetet në thashetheme”, theksoi avokati.

Ai shtoi se pretendimet e drejtpërdrejta dhe ato rrethanore të paraqitura nga ZPS nuk përmbushin standardin ligjor për të provuar fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm.

Mbrojtja kërkoi që trupi gjykues të veprojë në përputhje me ligjin dhe të mos ndikojë nga pretendime që nuk mbështeten në prova konkrete.

Po ashtu, në orën 13:00 pritet paraqitja e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Exit mobile version