Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë firmosur marrëveshjen paraelektorale për zgjedhjet që do mbahen më 14 Maj 2023.
Sipas marrëveshjes, “Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternative fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik”.
Marrëveshja:
Ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023
Sot, me datë 27 tetor 2022, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike:
I. për shkak të korrupsionit shkatërrimtar;
II. të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor;
III. të shpopullimit masiv dhe tragjik;
IV. të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin;
V. të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe
korrupsioni.
Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternative fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.
Vendosin:
1. Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
2. Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh.
3. Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.
4. Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.
5. Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare.
6. Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve.
“Marrëveshje mes PD dhe PL Sot me 27 tetor, në përfaqësuesit e PD dhje PL firmosim marrëveshjen që vijon për shkak se Shqipëria është në rrezik.
PD dhe PL dakordësohet që ti ofrojnë Shqipërisë një aletrnativë fituese në zgjedhjet e 14 Majit 2023.
Marrëveshja me Metën, Berisha: Historike, kryebashkiakun e Tiranës e arkivojmë në plehrat e Sharrës
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar historike marrëveshjen e nënshkruar me Partinë e Lirisë për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.
Në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes, Berisha sulmoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për të cilin tha se do të “arkivohet në plehrat e Sharrës”.
“Ky moment shënon marrëveshjen për fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri. Ky moment çel rrugën, për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasquron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për ët gjitha qytetet e Shqipërisë. Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit, parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë të qytetarëve, për t’i dhënë Tiranës, një parlament të fuqishëm, të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës.
Por me fjalë të tjera për të arkivuar në mënyrë figurative në plehrat e Sharrës, figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili në çdo vend dhe çdo shtet ligjor me çdo ligj i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale. Me vjedhjet e tij monstruoze, me shndërrimin e Tiranës në njërin prej 10 qyteteve më të pista të botës, Erion Veliaj ka dhjetra motive jo të endet rrugëve të Tiranës si një mashtrues, por të shkojë atje ku e ka vendin. Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt edhe protezhenë e Erion Veliajt, Edi Ramën”.
Berisha foli edhe për Këshillin Bashkiak të Tiranës, post për të cilin një ditë më parë Ilir Meta tha se i ka propozuar PD-së emrin e kandidatit për kryetar të këshillit bashkiak.
Berisha sulmoi kryetaren aktuale të Këshillit Bashkiak të Tiranës, të cilën e konsideroi si “hije”.
“Nuk mund të rri pa thënë dy fjalë për parlamentin inekzistent të të Tiranës që drejtohet nga një zonjë që po të kishte një mbiemër të dytë mund ta quani zonjën Rovina hije. Për të, qytetarët nuk ekzistojnë, nuk e ka dëgjuar kush kurrë të mbrojë një interes të vetëm, ajo sikur është binjake me hijen. Merr fund kjo. Tirana me 800 mijë banorë do ketë parlamentin e vet të fuqishëm. Por marrëveshja është historike sepse kjo marrëveshje angazhon forcat tona politike për primaret dhe konsolidimin e tyre në mënyrë që të marrë fund kryetarokracia. Sot referendumi dhe demokracia direkt është absolutisht dhe mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të rikthyer demokracinë në Shqipëri që është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit”, deklaroi Sali Berisha.
Marrëveshja PD-PL/ Meta: Historike, shpreh bindjen në fitoren e padiskutueshme të opozitës
Pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se kjo është një marrëveshje historike që mbështetet në parimet e demokracisë, transparencës dhe pluralizmit.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta shpreh “bindjen në fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë në radhë të parë dhe në shumicën dëshmuese të bashkive të Shqipërisë”.
Ilir Meta: Është marrëveshja më parimore që iu shërben qytetarëve, është një marrëveshje që na angazhon fuqimisht si PD, si PL në drejtim të garantimit të demokracisë direkte të qytetarëve. Referendumet, primaret, llogaridhënia do të bëjnë të mundur që të kemi njëherë e përgjithmonëë një sovran që i ka mjetet për të mbajtur nën kontroll të gjithë ato që i delegon pushtetin dhe abuzojnë me të për të shtypur qytetarët tanë. Dua të shpreh kënaqësinë më të madehe që anagzhimi që unë dhe PL, sot merr mbështetje të madhe nga PD përsa i takon ushtrimit të së drejtës kushtetuese të referendumeve.
Kjo është marrëveshje historike ku do të marrin fund bunkier-bashkitë, këto modele të nëpërkëmbjes së qytetarit, të shtypjes së tij dhe grabitjes së taksave të tyre ashtu siç ndodh çdo ditë dhe për taksat me inceneratorin. Dua të shpreh bindjen se kjo është një marrëveshje e cila do të garantojë dhënien e fuqisë së munguar deri tani qytetarëve pasi kjo fuqi u është marrë peng nga kapja e shtetit nga qeveria. Shpreh bindjen në fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë në radhë të parë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive të Shqipërisë.
Falenderoj PD për këtë mirëkuptim dhe ndaj bindjen se çdo forcë dhe çdo grupim opozitar gjen veten dhe është i përfshirë pasi kjo është mmarëveshje që udhëhiqet nga parimet e demokracisë, transparencës dhe gjithëpërfshirjes. Shpreh bindjen se kjo është marrëveshje historike që do të kontribojë në përfshirjen e mbarë qytetarëve të cilët do të ndihen pjesë e politikbërjes shumë shpejt.
Discussion about this post