Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjermani, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach deklaroi se Gjermania po përgatit masa kontrolli. Aktualisht, rekomandimet për izolimin dhe karantinimin janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Robert Koch.
Përveç kësaj, po shqyrtohet mundësia e dhënies së rekomandimeve të vaksinimit për njerëzit me rrezik të veçantë. Lauterbach theksoi se sipas njohurive të deritanishme, infektohen kryesisht meshkujt që kanë pasur kontakt seksual me meshkuj të tjerë.
Sipas virologëve lija e majmunit është shumë e vështirë për t’u transmetuar, pasi infeksionet ndodhin përmes kontaktit me mukozën. Prandaj, shkencëtarët presin që shpërthimi i sëmundjes të frenohet. Megjithatë, virusi duhet të studiohet mirë për të kuptuar më mirë rrugët e transmetimit. Dobia e vaksinimit me vaksinat ekzistuese po diskutohet aktualisht.
“Ne dimë pak për linë e majmunëve nga shpërthimet që kanë ndodhur në Afrikën perëndimore dhe qendrore, ku ka qenë gjithmonë i vendosur në ato zona, deri në vitin 2018. Por çfarë është e ndryshme këtë herë po shohim raste që lindin tek personat që nuk kanë udhëtuar në ato zona në Afrikë. Pra, ne po shohim një transmetim në komunitet, kështu që është paksa e pazakontë”.
Rastet janë shfaqur në mënyrë sporadike në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa vende të tjera duke përfshirë Spanjën, Gjermaninë dhe Portugalinë, me situatën që ka filluar të hutojë profesionistët.
Florida raportoi një rast të lisë së majmunit, i cili lidhej me udhëtimet ndërkombëtare, me pacientin tani në izolim. Nëse konfirmohet, ky mund të jetë rasti i tretë i lisë së majmunit në Shtetet e Bashkuara pasi i pari u raportua në Massachusetts të mërkurën e kaluar, ndërsa një banor i qytetit të Nju Jorkut doli pozitiv për virusin të premten.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar 36 raste të tjera të lisë së majmunëve në Angli, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 56 që kur i pari u raportua më 7 Maj. Ndërsa shpërthimi aktual është i rëndësishëm dhe shqetësues, rreziku për popullsinë në Mbretërinë e Bashkuar mbetet i ulët.
Pas rritjes së numrit të rasteve të konfirmuara shkencëtarët kanë sugjeruar që njerëzit që e konsiderojnë veten në rrezik të lartë për t’u ekspozuar ndaj virusit duhet të izolohen për 21 ditë. Virusi mund të transmetohet gjithashtu nëpërmjet transmetimit nga nëna tek fëmija dhe rrugëve seksuale.
Periudha e inkubacionit të sëmundjes zakonisht zgjat nga 6 deri në 13 ditë, ndonjëherë deri në 21 ditë. Shumica e pacientëve duhet të shërohen brenda javësh. Deri më tani, Spanja ka raportuar 34 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve dhe ka raportuar 55 infeksione të dyshuara. 14 raste të tjera u konfirmuan në Portugali, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 37.
tv6+1vlora
Discussion about this post