Ministrja e Turizmit dhe Mjedisi, Mirela Kumbaro ka deklaruar se shteti nuk heq dorë nga asnjë përgjegjësi ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit. Kjo deklaratë e ministres, vjen si kundërpërgjigje ndaj presidentit Ilir Meta një ditë më parë, i cili i kërkonte shtetit të mos të heqë dorë Parku Kombëtar i Butrintit.
“ E konsideroj këtë deklaratë të pasaktë, të pavërtetë. Shteti nuk heq dorë nga asnjë përgjegjësi kur flitet për trashëgimitë kulturore publike. Edhe nëse në arën e një bujku që është pronë private e bujkut dhe gjatë gërmimeve dalin vepra arkeologjike, ato janë me ligj pronë publike. Në të njëjtin ligj parashikohen dy forma të administrimit: direkte dhe indirekte. Direkte janë forma si parku i Apolonisë, Teatri i Operas dhe Baletit apo të tjera, me varësi nga Ministria e Kulturës. Është edhe një formë tjetër që janë fondacionet që janë e drejtë e çdo institucioni kulturor të pushtetit lokal apo qendror, të krijojnë fondacione kulturore që të tërheqin dhe fonde të tjera. Meqë përmendi Koventën e Parisit të Trashëgimisë Kulturore Presidenti, i kujtoj atij nenin 17 të kësaj konvente i cili thotë: “Neni 17 parashikon se shtetet palë të kësaj Konvente do të konsiderojne dhe inkurajojnë themelimin e fondacioneve ose shoqatave vendase publike dhe private qëllimi i të cilave është të ftojnë donacione për mbrojtjen e pasurisë kulturore dhe natyrore të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të Konventës.” Fondacioni është rasti kur dhurohen para për një destinacion të caktuar kulturor, me qëllime jo fitimprurëse”, tha Kumbaro.
Presidenti i Republikës në një deklaratë për mediat tha se është e papranueshme që për pasuri të tilla si Butrinti, me rëndësi historike, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi. Mirela Kumbaro sqaroi më tej se Ministrisë së Kulturës nuk i është hequr asnjë atribut ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit.
“Butrinti nuk i është dhënë askujt, Ministria e Kulturës mbetet administratore e patjetërsueshme e parkut të Butrintit. Kjo nuk i heq Ministrisë së Kulturës asnjë atribut për menaxhimin e parkut”, ka thënë më tej Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Rreth një muaj pasi u miratua në parlament, Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishikim marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit. Sipas Metës kjo marrëveshje cenon kushtetutën si dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO. Në argumentimin e presidenti theksohet se kjo marrëveshje cenon interesin publik shqiptar.
Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti.
Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Do të shtohen shërbimet për vizitorët, mes të cilave është ngritja e një qendër pritjeje për vizitorët. Po në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 hektar në 8.622,2 hektar. Pra, një sipërfaqe prej rreth 800 hektar nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike, por që ka shkatuar shumë debate në Kuvend.
Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Riçard Hoxhes. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.
tv6+1vlora
Discussion about this post