Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme (AFET) ka miratuar të martën raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.
Në raportin për Kosovën i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Në atë të Serbisë për herë të parë thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen reciproke”. Kurse, në raportin e Bosnjës dënohet ashpër çdo përpjekje, e cila minon shtetësinë e këtij vendi.
Pas votimit në Komisionin për Politikë të Jashtme, raportet për të tria shtetet do të diskutohen dhe do të miratohen si rezoluta të Parlamentit Evropian.
Këto rezoluta kanë peshë politike, por nuk janë obliguese për vendet anëtare të BE-së.
tv6+1vlora
Discussion about this post