Kompania mëmë, Meta, që ka në pronësi Instagram, ka vendosur të publikojë një platformë për të gjithë, prindërit të cilët duan të kontrollojnë postimet dhe veprimet e fëmijëve në këtë rrjet social.
Kjo platfomë do të aktivizohet më 14 qershor në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.
Nëpërmjet kësaj platforme, prindërit mund të planifikojnë kohën e pushimit për fëmijët e tyre dhe mund të shohin çdo postim nga fëmija dhe arsyen pse e ka postuar.
Prindërit tani mund t’i ftojnë fëmijët e tyre të aktivizojnë mjetet e mbikëqyrjes, ku mund të shohim të gjithë aktivitetin e tyre këtë rrjet social.
Në vitin 2021, Instagram ndërpreu planet për të krijuar një platformë Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç, pas një reagimi të ashpër.
Gjithashtu vitin e kaluar, Wall Street Journal raportoi se Meta – që zotëron Facebook dhe WhatsApp si dhe Instagram – kishte kryer disa kërkime që zbuluan se adoleshentët fajësuan Instagramin për rritjen e ndjenjave të ankthit dhe depresionit – dhe më pas e mbajtën të fshehtë studimin.
tv6+1vlora
Discussion about this post