Është pranuar kërkesa e familjarëve të avokatit dhe profesorit Sokol Mëngjesi, të cilët kërkuan që ta çonin për një mjekim më të specializuar në një spital jashtë vendit, konkretisht në Greqi.
Bëhet me dije se avokati do të transportohet me avion drejt Athinës, pasi familjarët shpresojnë se mjekimi atje do të jetë me shpresëdhënës për jetën e Mëngjesit.
Avokati prej 6 ditësh ndodhet në koma artificiale, ndërsa sot u raportua se shëndeti i tij ishte përmirësuar disi.
Kujtojmë që avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.
Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.
Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano. 58-vjeçari do të dalë sot para gjykatës ku dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë. Bashkë me të, për masë del dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.
Discussion about this post