Gjatë fjalës së tij në Panairin e Punës në Durrës, Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për mundësitë për punësim në vendin tonë. Rama është shprehur se në Drejtorinë Rajonale të Punësimit në Durrës, janë edhe 600 vende të lira për të gjithë ata që kërkojnë të punësohen.
Edi Rama: Për të ekspozuar përmes prezencës sonë dhe përmes mediave një realitet, i cili është realiteti i një kërkese në rritje i kompanive shqiptare dhe biznesit shqiptar që nga biznesi i madh e tek ai i vogël për të pasur punonjës, për të punësuar njerëz të cilët në këtë kohë, në zhvillim të strukturës së ekonomisë duhet të kenë aftësi të caktuara. Vetëm në këtë shesh ku ka të pranishëm 63 punëdhënës, ka kërkesë për 1500 të punësuar. Pra, nga 63 kompanitë këtu, ka një hapësirë për punësim për 1500 persona, ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij panairi, nga Drejtoria Rajonale e Punësimit në Durrës, janë edhe 600 vende të lira për të gjithë ata që kërkojnë të punësohen.
U bë një barcaletë e përsëritur shpesh ajo që dikur u tha në publik lidhur me faktin që “Punë ka por nuk ka profesionistë”. Kjo është sot ajo që mund ta ndeshësh në çdo derë të çdo kompanie, dhe që në fakt është një problem që thellohet si rezultat i nevojës së kompanive për të pasur një kualifikim më të lartë të punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëria ekspozohet gjithnjë e më shumë në një treg ndërkombëtar importesh dhe eksportesh dhe falë fakti që është ende një terren me shumë potenciale të pashfrytëzuara në funksion të turizmit.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se në bazë të statistikave, krahasuar me një vit më parë, janë 13 mijë të punësuar më shumë. Kryeministri shtoi po ashtu se paga mesatare në vend është rritur me 8 %.
Edi Rama: Dua të theksoj: Në Mars të vitit 2022, janë 13 mijë të punësuar më shumë se në Marsin e vitit 2021. Në 4-mujorin e parë të këtij viti falë dhe gjithë përpjekjes së bërë në bashkëpunim dhe mirëkuptim për korrektimin e pagave, sot kemi pagë mesatare të rritur me 8 %. Dua të ju them të gjithëve se sigurisht është gjithmonë një mundësi për të bërë një zgjedhje mes punësimit këtu në vendin tonë dhe ikjes për të kërkuar punë gjetkë, por gjërat nuk janë ashtu siç duken. Në emigracion ka rroga më të larta, por dhe shpenzime më të larta. Në fund të ditës, vlera e aftësive për punë është e pazëvendësueshme, ne e kemi rritur shumë vëmendjen, mbështetjen, rezultatet dhe sot kemi afro 20 mijë nxënës të regjistruar në shkollat profesionale.
Rama shtoi se realiteti i pagave në vendin tonë është krejtësisht ndryshe nga ai që flitet. Kryeministri theksoi se “paga maksimale në Shqipëri 300 mijë lekë”, nuk është një e vërtetë. Sipas kryeministrit e kundërta është e vërteta.
Edi Rama: Për të rritur pagën duhet punë, duhet aftësim. Kushoqoftë të bëjë një xhiro në strukturën hoteliere të Durrësit për të parë se ka nevojë të ethshme për krahë pune në të gjitha pozicionet. Që nga kamarierët e nivelit më bazik e deri tek menaxherët për të parë se pagat janë një realitet krejt ndryshe nga ai që flitet. Po ashtu për të parë se pagat janë një realitet krejt ndryshe nga ai që përflitet prej nuk e di se sa vitesh, sipas të cilit paga në Shqipëri është maksimumi 300 mijë lekë. Jo nuk është kështu, e kundërta është e vërtetë. Pagat në Shqipëri vijojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme edhe pse duhet të jenë ende shumë të larta. Por nga ana tjetër, në Shqipëri sot sa më shumë të kesh për të ofruar, aq më të lartë e ke mundësinë e pagës. Mjafton të shohim sa nevojë ka tregu për krahë pune të kualifikuar, në sektorin e informatikës, në të gjithë sektorët për teknikë, për njerëz që mund të mos e kenë mbaruar universitetin por që kanë aftësi profesionale për të kuptuar se shanset e punësimit dhe për të pasur një pagë që rritet sipas aftësisë tua, në vendin tonë janë duke u zgjeruar.
tv6+1vlora
Discussion about this post