Një situatë alarmante ka përfshirë rajonin e Andaluzisë, në jug të Spanjës, ku reshjet e pandërprera dhe terreni i tejngopur nga stuhitë e mëparshme kanë shkaktuar përmbytje masive. Njësia Ushtarake e Emergjencave dhe forcat e policisë janë angazhuar prej ditësh për të shpëtuar banorët dhe kafshët të bllokuara në zonat e përmbytura, duke përdorur helikopterë dhe avionë për monitorim nga ajri.

Situata ka rënduar në mënyrë të shpejtë dhe autoritetet kanë paralajmëruar për një përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes, me rrezik për rrëshqitje dheu dhe dëmtime të mëdha në infrastrukturë dhe pronë private. Rreth 4 mijë banorë janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara, ndërsa është shpallur pezullimi i mësimit në të gjithë rajonin.

Në terren janë angazhuar 1,200 punonjës të emergjencës dhe 400 efektivë ushtarakë, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për shmangien e lëvizjeve të panevojshme për të lehtësuar operacionet e shpëtimit.

Stuhia “Leo”, e cila ka goditur rajonin, vjen vetëm një javë pas stuhisë “Kristin”, që la pas 6 viktima dhe mijëra familje pa energji elektrike. Kjo përkeqësim e situatës ka ngritur shqetësime për mundësinë e një katastrofe të mëtejshme në këtë pjesë të Spanjës.

Exit mobile version