Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj partnerëve tregtarë të Iranit, në një kohë kur tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm.

Në një urdhër ekzekutiv të lëshuar dje, Trump deklaroi se tarifat “mund të vendosen mbi mallrat e importuara në SHBA që vijnë nga çdo vend që drejtpërdrejt ose tërthorazi blen, importon ose siguron mallra apo shërbime nga Irani”. Ai nuk përmendi vende konkrete, por si shembull përmendi një normë tarife prej 25 për qind.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dekreti krijon një mekanizëm ligjor për vendosjen e këtyre detyrimeve shtesë, duke rritur presionin mbi udhëheqjen iraniane. “Presidenti po e mban Iranin përgjegjës për përpjekjet e tij për zhvillimin e kapaciteteve bërthamore, mbështetjen e terrorizmit, zhvillimin e raketave balistike dhe destabilizimin rajonal që kërcënon sigurinë, aleatët dhe interesat amerikane”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Ky paralajmërim pason një seri kërcënimesh të Trump ndaj Teheranit, duke përfshirë reagimin ndaj represionit të protestave të fundit dhe shqetësimet lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Exit mobile version