Në përvjetorin e 18-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, krerët shtetërorë të vendit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryekuvendaren Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti, kanë zhvilluar homazhe te kompleksi memorial në Prekaz për të nderuar familjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët që ranë për lirinë e Kosovës.

Sot, liderët e Kosovës kanë vizituar varrezat e familjes Jashari, ku kanë nderuar kujtimin e atyre që dhuruan jetën për pavarësinë e vendit. Ky akt përkujtoni sakrificën e tyre dhe kontributin historik në luftën për liri.

Përpara homazheve në Prekaz, ata zhvilluan homazhe edhe në varrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe në vendet ku janë varrosur figura të tjera të shquara të luftës dhe çështjes kombëtare, përfshirë veprimtarin Adem Demaçi dhe kompleksin memorial të të pagjeturve.

Ky akt nderimi është një reflektim i angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës për të ruajtur kujtimin e atyre që luftuan për pavarësi dhe për të shprehur respektin ndaj historisë dhe luftës çlirimtare të Kosovës.

Exit mobile version