Policia e Vlorës ka nxjerrë nga automjeti trupat e pajetë të dy viktimave që mbetën të vrarë nga atentati në autostradën e Vlorës pranë mbikalimit të Panajasë.
Sipas policise viktimat jane G(Sh). L., 37 vjeç dhe H. Xh., 34 vjeç. . Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e qytetit.
Viktimat udhëtonin me një automjet tip Benz kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje. Për shkak të plumbave, mjeti i tyre humbi kontrollin duke dalë nga rruga.
Autorët u arratisën drejt aksit Levan-Tepelenë, ku në fshatin Çerven u gjet e djegur makina e tyre tip BMW me targa italiane. Brenda mjetit u konstatuan 3 kallashnikovë.
Paraprakisht policia dyshon se vrasja ka ndodhur për hasmëri.
tv6+1vlora
Discussion about this post