Real Madridi vazhdon me fitoret në La Liga. “Galaktikët” mundën me rezultatin 1-4 në transfertë Celta Vigon dhe marrin suksesin e dytë në dy takime të luajtura në kampionat.
Kampionët në fuqi zhbllokuan rezultatin me anë të Benzemasë, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 13’ të lojës.
Por, vendasit gjetën barazimin me Aspasin 10 minuta më pas, po me penallti.
Por “Los Blankos” vazhdojnë presionin dhe rimarrin avantazhin falë një goli mjaft të bukur të Luka Modriçit.
Edhe në pjesën e dytë, “galaktikët” dominuan dhe e thelluan avantazhin falë Viniciusit në të 56’.
Valverde realizoi pokerin në të 66’.
Në fund të takimit, Hazard gaboi në gjuajtjen e penalltisë.
Në takimet e tjera, Osasuna mundi Kadizin 2-0, kurse Majorka u mposht në shtëpi nga Betisi 1-2.
TV6+1VLORA
Discussion about this post