Armando Sadiku vijon të jetë vendimtar për Cartagena, duke e shndërruar skuadrën e tij në pretendente për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll. Sulmuesi ‘i zhdukur’ nga radarët e kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm dhe atë të fitores që Cartagena koleksionoi kundër Levantes.
Ndaj ish-skuadrës së tij, 31-vjeçari u aktivizua nga stoli në minutën e 22-të dhe në fundin e pjesës së parë shënoi golin me vlerën e 3 pikëve. Në kufinjtë e pozicionit jashtë loje, Sadiku devijoi drejt rrjetës topin e Datkoviç për të dërguar në delir tifozët.
Forma e mirë e Sadikut ka bërë që te Cartagena të ëndërrojë për t’u ngjitur në La Ligën spanjolle. Në ndeshjet e fundit, 31-vjeçari është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Cartagenën duke marrë gjithnjë e më shumë minuta.
Tek, Cartagena, Sadiku u transferua këtë verë nga skuadra e Las Palmas dhe në 6 ndeshjet e luajtura ka shënuar dy gola. Interesante është fakti, se edhe në përballjen e javës së dytë të La Ligës 2 kundër Hueska, Sadiku hyri nga stoli dhe shënoi golin vendimtar në fitoren 3-2.
tv6+1vlora
Discussion about this post